Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich nuk është përmbajtur pas sfidës ndaj Real Madrid.
“Nuk ka asgjë për të shpjeguar. S’ke se çfarë shpjegon. Sa vite ka që ekziston VAR? Sa vite ka ekzistuar ky rregulli i pozicionit jashtë loje? Për mua është jashtëzakonisht e çuditshme dhe e dyshimtë. Veprimi është shumë i çuditshëm dhe i dyshimtë.
Arbitri i bie bilbilit para se De Ligt të godasë kështu që VAR nuk mund të ndërhyjë më. Por le të mos bëjmë asgjë për këtë. Ne ishim të gjithë për një finale gjermane, të gjithë përveç gjyqtarëve polakë!” – tha ai.
(J.S/)