Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Athinë, teksa një çift shqiptarësh kanë rënë pre e një atentati me armë zjarri.
Mësohet se për pasojë bashkëshorti 32-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa bashkëshortja 37-vjeçare është plagosur.
Sipas informacioneve të para, një person i panjohur ka qëlluar drejt çiftit që ndodhej brenda një makine
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou”. Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka hapur zjarr drejt automjetit.