“Babi im, babi im”/ Detaje të reja nga atentati në Greqi, rivali i Vis Martinajt u ekzekutua në sy të fëmijës

Mediat greke zbardhin detaje të reja nga atentati i përgjakshëm ku mbeti i vdekur 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se çifti kishte shkuar në park për të marrë fëmijën e tyre.

Në ato momente, teksa çifti priste i vetëm në makinë, autori me një motoçikletë ka qëlluar me breshëri arme dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Erdhën për të marrë fëmijën që luante”, përshkruan një dëshmitar okular.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ekzekutimin e të riut në shtetin grek. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima.

“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tyre kur dëgjuam të shtënat”
Duke folur për Newsbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së sulmit, tha rreth se gjysmë ore para incidentit të përgjakshëm se “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës). Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë.

Vogëlushi vraponte dhe thoshte “babai im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” dhe unë lajmërova policinë. Ishte një motoçikletë me dy persona”.

Arena e Lajmit

“Babi im, babi im”/ Detaje të reja nga atentati në Greqi, rivali i Vis Martinajt u ekzekutua në sy të fëmijës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook