Në përgjithësi, të gjithë sportistet femra kanë fizik të rregullt dhe shpesh në rrjetet sociale bëjnë diferencën. Por notaret dhe volejbollistet janë në një shkallë më lart krahasuar me të tjerat.
I tillë është edhe rasti i Valentina Gottardi-t, volejbollistes italiane, e cila po jeton kulmin e saj, si në anën profesioniste, ashtu edhe në botën e imazhit, që sot përkthehet në të ardhura të majme ekonomike.
Ajo do të jetojë ëndrrën këtë verë që shumë sportistë e kanë synim në karrierë. Gottardi do të marrë pjesë në një Olimpiadë për herë të parë në karrierën e saj. 21-vjeçarja nga Modena ka arritur marrëveshjen së bashku me eksperten Marta Menegatti në volejboll plazhi me synimin për të hyrë në zonën e medaljeve. Ndërkohë, fotot e saj po bëhen gjithnjë e më virale në rrjetet sociale.
()