Harry Styles ka folur si rrallë herë për romancën e tij me Olivia Wilde.
Kur u pyet për këngën e tij “Cinema” – e cila përshkruan ndjenjën e të qenit mjaftueshëm “cool” për një partner – këngëtari me sa duket iu referua marrëdhënies së tij me regjisoren 38-vjeçare.
“Mendoj se është, si kur ti pëlqen dikë, ajo fazë fillestare. ‘A po i bëj gjërat siç duhet?’ Përpara se të ndiheni rehat me njëri-tjetrin dhe të gjitha këto gjëra ndodhin në fillim të diçkaje,” tha ai në podkastin “Spout” .
Kur prezantuesi sugjeroi se askush nuk ishte “shumë i lezetshëm” për ish-pjesëtarin e One Direction, ai u përgjigj: “Ne jemi të gjithë njerëz”.
Intervista vjen vetëm disa javë pasi Styles rrëfeu se si ishte të “dashuroheshe” në një set filmi, gjatë një paraqitjeje në “The Howard Stern Show” të Sirius XM.
“Kam pasur një përvojë të mrekullueshme duke u drejtuar nga Olivia”, tha në atë kohë këngëtari i “Golden”, e cila punoi me të në “Don’t Worry my Dear”.
Çifti u takua në fund të vitit 2020 në xhirmiet e thrillerin psikologjik. Ata më pas ndezën thashethemet për romancë në janar 2021 kur Page Six zbuloi se morën pjesë së bashku në dasmën e agjentit të Styles.