Si mund të kthehen njerëzit në fshat?  Hulumtuesja: Resurset natyrore shfrytëzohen nga kompani të mëdha. Si mund të bëhet rijetëzimi

Hulumtuesja Marcela Tringa në një lidhje skype për emisionin “Sintezë” në News 24, tha se fshatrat e Shqipërisë kanë resurse të mëdha natyrore por ato nuk shfrytëzohen nga banorët.

“Rijetëzimi. Kthimi i njerëzve në trojet e tyre. Marrjen në posedim atyre çfarë u takon. Sot kemi pasuri kombëtare që nuk shfrytëzohen prej komuniteteve. Po themi ujin natyror që paketohet dhe shitet në qytet.

Nëse një kompani e madhe vjen dhe e merr ujin sa ka përfituar ky komunitet? Asgjë! A ka ardhur ndonjë kompani e madhe iu ka marrë resurset, iu ka shtruar ndonjë rrugë apo u ka ndërtuar ndonjë shkollë?

Banorët në zonat rurale kanë resurse të mëdha natyrore, por nuk ka njerëzit aty për t’i shfrytëzuar dhe kjo është çështja. Rijetëzimi dhe kthimi i njerëzve aty ku kanë qenë”, tha ajo.

 

 

Arena e Lajmit

Si mund të kthehen njerëzit në fshat?  Hulumtuesja: Resurset natyrore shfrytëzohen nga kompani të mëdha. Si mund të bëhet rijetëzimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook