Llogaritë e sezonit, Tirana dhe Laçi kanë në dorë Europën dhe “play out”-in

Tirana dhe Laçi janë dy skuadrat që kanë mbyllur objektivat në kampionat. Si njëra dhe tjetra kanë luksin që të mendojnë vetëm për sulmuesit e tyre që të shënojnë sa më shumë në garën me njëritjetrin. Nga ana tjetër, si Laçi dhe bardheblutë kanë në dorë si fundin e tabelës edhe Europën në këto tri ndeshje të mbetura të kampionatit.

LACI TIRANA

TIRANA – Kampionët luajnë me Vllazninë, Dinamon dhe Kukësin. Nëse bardheblutë mundin apo barazojnë me shkodranët, i japin një asist si Partizanit, Teutës dhe Kukësit që duan vendin e tretë dhe të katërt. Edhe me Kukësin është e njëjta histori. Në ditën e festës së madhe, Kukësi mund të kërkojë pikët, ndërsa Tirana ta mundë skuadrën e Longos për t’i bërë nder Vllaznisë, Partizanit apo Teutës.

Me Dinamon është histori tjetër. Blutë kanë një shans të vogël, që nëse Egnatia mundet nga Partizani, duhet të luajë në Shkodër dhe më pas me Dinamon. Blutë mund të shkojnë me Tiranën dhe të luajnë për fitore e më pas për ta sfiduar skuadrën rrogozhinase në javën e fundit të Superiores ose të munden dhe të dalin jashtë Europës. Tirana në njëfarë mënyre si Europën dhe “play out”- in e ka në dorë.

LAÇI – kurbinasit nga ana tjetër luajnë me Skënderbeun, Teutën dhe Partizanin. Ata vendosin drejtpërdrejt Europën, nëse ndalin durrsakët dhe të kuqtë ose nëse fitojnë skuadrat që luajnë për Europë. Është në dorë të kampionëve të Shqipërisë dhe vendit të dytë, në fillim Europa dhe ndoshta fati i Dinamos dhe Egnatias. Kurbinasit kanë në dorë gjithashtu edhe Kupën. Nëse fitojnë trofeun, atëherë i japin mundësinë e madhe vendit të katërt që të marrë një biletë europiane.

Arena e Lajmit


Llogaritë e sezonit, Tirana dhe Laçi kanë në dorë Europën dhe “play out”-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook