Punonte si prostitutë? “Ishte e lumtur me burrin”, flet kunata 35-vjeçares që u masakrua në Itali: E kisha si motër! Të vërtetën e di vetëm ajo dhe Zoti lart

Nevila Pjetri

Kunata e 35-vjeçares, Nevila Pjetri e cila u masakrua në Itali, ka rrëfyer se lajmin për vdekjen e saj e përjetuar keq. Ajo rrëfeu se ishte bashkëshorti i viktimës që u dha lajmin hidhur dhe duan që trupin e saj ta sjellin në Shqipëri për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Kunata e Nevila Pjetrit u shpreh se ajo i ndihmonte shumë ekonomikisht, ndërsa tregoiNevila Pjetri bisedën e fundit në telefon me të.

“E prita shumë keq lajmin, e mësova nga bashkëshorti i Nevilës. E përjetuam keq, se besonim dot që mund t’i ndodhte një gjë e tillë. S’më ka treguar që ka pasur probleme, dy ditë para vrasjes fola me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur. Trupi do e sjellin në Shqipëri, nuk e lëmë dot atje. Kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është i tronditur sepse dhe për të është e pabesueshme. Doli si gjithmonë, por nuk u kthye më në shtëpi. Mbante kontakte me ne dhe na kishte vendosur në dijeni për gjithçka, ishte e lumtur me bashkëshortin e saj. Na ndihmonte ekonomikisht, kur kishim ndonjë problem. Ajo ishte për mua kaluar motrën, jo kunatë. Është tronditje e madhe. Duam të dimë kush e ka vrarë, do bëjmë çmos që ta sjellim trupin e saj të pajetë. Shteti të na ndihmojë. Sendet që ka pasur me vete nuk i gjende, as çanta dhe as patenta. Ngjarjes do i shkojmë deri në fund”, tregoi ajo.

Sa i përket të kaluarës së 35-vjeçares, e cila raportohet se punonte si prostitutë në Itali, kunata e saj u shpreh: “Nuk është e vërtetë. E di që është në punë, por të vërtetën e di vetëm ajo dhe Zoti lart. I jam mirënjohëse, më është gjendur pranë se kam qenë sëmurë, më ka ndenjur afër, më ka ndihmuar mua dhe vëllezërit e tjerë, edhe nënën e vet. Na ndihmonte sadopak.”./Panorama

Punonte si prostitutë? “Ishte e lumtur me burrin”, flet kunata 35-vjeçares që u masakrua në Itali: E kisha si motër! Të vërtetën e di vetëm ajo dhe Zoti lart

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook