Sfida ndaj Salernitanas, Allegri: Luajmë me më të mirët, ja situata e disa lojtarëve

Allegri, tekniku i Juves iu përgjigj pyetjeve të gazetarve në prag të ndeshjes me Salernitanën.

“Nesër formacioni më i mirë do të dalë në fushë për të luajtur kundër Salernitana-s. Pastaj pas Salernitana-s do të mendojmë për Atalanta-n. Ne kemi Alex Sandro, De Sciglio dhe Danilo jashtë në takimin e parë, megjithatë dy prej tyre duhet të kthehen kundër Atalanta-s. Chiesa dhe Yildiz janë prekur nga një virus, madje Yildiz kishte humbur disa kilogramë. Këtë mëngjes Federico ishte në stërvitje, por jo në gjendjen e tij më të mirë. Unë do të vlerësoj kushtet e tij nesër në mëngjes. Në varësi të mënyrës se si do të jetë skuadra, unë do të vendos për formacionin”-deklaroi Allegri.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Sfida ndaj Salernitanas, Allegri: Luajmë me më të mirët, ja situata e disa lojtarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook