EMRI/ Identifikohet punëtori që humbi jetën në Shëngjin, u rrëzua nga objekti në ndërtim dhe i ra në kokë dërrasa – shoqërohen 2 persona

Rasti i dytë me pasojë vdekjen brenda pak ditësh. Një 50-vjeçar, punëtor në një objekt ndërtimi në Shëngjin humbi jetën mesditën e kësaj të shtune. Burime për bëjnë të ditur se Preng Gjoni, 50 vjeç po punonte kur është rrëzuar aksidentalisht.

Mësohet se atij i kanë rënë në kokë sende të forta duke bërë që të humbë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

50-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet privat, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.

I dyshimtë mbetet fakti se personat që transportuan Gjonin në spital janë larguar menjëherë.

Policia ka shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, Emiliano Frroku, humbi jetën pasi  teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

Arena e Lajmit

EMRI/ Identifikohet punëtori që humbi jetën në Shëngjin, u rrëzua nga objekti në ndërtim dhe i ra në kokë dërrasa – shoqërohen 2 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook