Probleme me ligjin? Policia britanike i bllokon Dua Lipës makinën luksoze

Policia i ka bllokuar Dua Lipës makinën e saj luksoze në Londër të martën, pasi u kthye nga turneu i saj ‘Future Nostalgia’.

Ylli 26-vjeçar i popit kishte dalë me mikshën e saj dhe kur u kthye zbuloi se makina ishte e pajisur me një kapëse të verdhë. Nuk dihet pse makina është bllokuar.

Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit. Automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre.

Parkimi i gabuar është gjithashtu një nga arsyet më të zakonshme. Nëse parkoni në vendin e gabuar në një pronë publike, ose shkaktoni një pengesë, autoritetet mund ta bllokojnë makinën tuaj ose ta tërheqin atë. Gjobat e papaguara mund të rezultojnë në bllokimin e makinës gjithashtu.

Ky lajm pasi Dua u përfshi në një ‘trekëndësh dashurie’ me aktorin e ‘Elite’ Arón Piper, me të cilin u shoqërua në një klub nate në Madrid pak ditë më parë. Një ditë më pas këngëtarja britanike FKA Twings postoi këtë video në TikTok me Aron duke u puthur. Në sfond dëgjohet kënga e FKA “Killer”, kështu që ndoshta është për një videoklip? Nuk dihet ende por fansat kanë shpërthyer në komente. Dua ka qenë beqare që nga nëntori kur i dha fund romancës së saj dyvjeçare me Anwar Hadid.

Probleme me ligjin? Policia britanike i bllokon Dua Lipës makinën luksoze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook