Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti tregoi këndvështrimin e tij pas përfundimit të sezonit të rregullt të Superiores.
“Mendoj që për vetë vitet që Dinamo ka që vuan në ligën inferior dhe tre vitet e fundit erdhi në kategorinë Superiore, ra, u ringjit, është një tranzicion. Për Dinamon si klubi, si ekipi i dytë më i titulluar në vend, minimalja që kërkon janë Kupat e Europës. Nga momenti që unë e mora, objektivi dihej kush ishte, sepse ishim në vend të fundit. Duhet të ishim më të kujdesshëm, që në janar. Duhet të marrësh lojtarë që kanë eksperiencë, që kanë luajtur në këto nivele. Kemi pasur raste të jashtëzakonshme. Shumë kemi prodhuar, por qetësia… Kemi marrë gola shumë naivë, që tregon se lojtarët nuk e përballojnë dot këtë lloj stresi. Gabimi i Dinamos ishte mënyra se si u ndërtua skuadra në gusht. I vetmi lojtar kam afruar unë është Qefalia. Janari nuk të jep shumë alternativa. Do të flasim me presidentin për projektin. Por ia lë presidentit të flasi (për të ardhmen e tij në stol).