TIRANË
Rrjeti i dyqaneve optikë “Optika Luani” prezente në disa qytete të vendit, zgjeron aktivitetin, për t’u gjendur sa më pranë klientëve të vet, me dyqanin më të ri edhe në jug të vendit në Përmet.
Me një përvojë disavjeçare në fushën e optikës dhe optometrisë, në sajë të përkushtimit të përditshëm në punë dhe besimit të klientëve, Optika Luani ofron për qytetarët e Përmetit standartet më të larta në fushën e optikës përmes një stafi të specializuar dhe të trajnuar specialistësh të okulistikës dhe optometrisë.
Në shërbim të klientëve ‘Optika Luani’ ofron vizita okulistike të specializuara me doktorë optometristë të huaj, duke ndjekur çdo problematikë që lidhet me shikimin. Vizitat okulistike për të gjitha moshat kryhen me pajisjet më moderne dhe teknologjinë më të avancuar të kohës së sotme. Optika Luani sjell ekskluzivisht në tregun shqiptar liderin botëror të xhamave optikë Shamir.
Laboratorët high-tech të Shamir ofrojnë gamën më të gjerë të xhamave optikë nga ato me një shikim deri në progressive, me lenten Shamir Autograph Intelligence e vlerësuar si lentja më e mirë progresive sot për sot. Në Optika Luani përzgjedhja e xhamave optikë kryhet sipas moshës, profesionit dhe aktivitetit ditor për një komfort sa më të lartë në shikim.
Në Përmet e jo vetëm, ‘Optika Luani’ do të ofrojë markat më elitare të syzeve të diellit dhe optike përmes koleksioneve më të reja, duke ndjekur tendencat e modës së çdo sezoni. Me rastin e hapjes së dyqanit në Përmet, ‘Optika Luani’ do të ofrojë vizita okulistike FALAS gjatë të gjithë muajit Maj.
(Arena e Lajmit)