Presidenti i B-40, Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë – Sofie

Në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvillioi një vizitë në Sofie ku u takua me homologun e tij Vassil Terziev. Përmes një postimi, Veliaj thekson se u diskutua edhe ideja e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë – Sofie.

“Faleminderit kryebashkiakut të Sofies, Vassil Terziev, për mikpritjen dhe përfshirjen aktive në rrjetin B40-të. Entuziast për idenë e një fluturimi të drejtpërdrejtë Tiranë – Sofie, jam i sigurt se Ryanair dhe/ose ëizzair do ta marrin parasysh.

Asnjë udhëtim në Sofje nuk është i plotë pa takuar komunitetin Shqiptaro-Bullgar aty, dhe miq si Elvin Guri (një gur themeli për komunitetin), Vessela Tcherneva (një nga mbrojtëset më të forta për aspiratat e Shqipërisë në BE), si dhe një vizitë në sitin fantastik Campus-X (mezi presim të krijojmë bashkëpunim me Tumo Tirana dhe Piramidën) etj. Faleminderit ekipit tonë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari – shumë krenar për ju dhe profesionalizmin tuaj”, shkruan Veliaj.

Arena e Lajmit

Presidenti i B-40, Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë – Sofie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook