VIDEO/ Arsenali rikthehet në krye të Premier League, ndaj United vendos Trossard

Arsenali ia del të fitojë 0-1 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Suksesi i pestë radhazi për skuadrën e Artetës, që rimerr përsëri kreun e klasifikimit.

Në minutën e 20-të, “topçinjtë” kaluan në epërsi. Një top i Havertz në zonë  për Trossard, me belgun që nuk e pati të vështirë të realizojë, duke ndezur kështu festën mysafire në shkallët e stadiumit. Sa në njërën portë në tjetrën, në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.

“Djajtë e kuq” flirtuan me golin në të 77-tën, por Garnacho humbi një rast flagrant.  Në minutën e 83-të, Rajs provoi me një goditje të bukur, gjithsesi e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Onana.

Me këtë rezultat, Arsenali është në krye të Premier League me 86 pikë, një pikë më shumë se Manchester City që ka edhe një ndeshje për të zhvilluar. Në krahun tjetër, ekipi i Ten Hag është në vendin e tetë. Per Guners, ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Everton, sakaq United pret Neëcastle.

(VIDEO)

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Arsenali rikthehet në krye të Premier League, ndaj United vendos Trossard

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook