Juventus vazhdon të shtyjë takimin me fitoren. Bardhezinjtë, pas katër barazimesh, nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Salernitanës. Goli i parë i takimin mban firmën e Pierozzit, në minutën e 27-të, ndërsa “Zonja e vjetër” barazoi në fund me Rabiot.
Me këtë rezultat, ekipi i Allegrit është në vendin e katërt me 67 pikë, me kualifikimin në Champions që duket pranë. Në krahun tjetër, Salernitana mban vendin e fundit.
(J.S/)