“Provokim!”/ Beleri e akuzoi për zgjedhjen e datës për aktivitetin në Athinë, Rama: Është histori e politikës greke, s’ka lidhje me ne

Pas përfundimit të aktivitetit në stadiumin “Galatsi” në Athinë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për median greke STAR.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Fredi Belerit se organizimi i një aktiviteti të tillë plot një vit nga arrestimi i tij ishte provokim, Rama u përgjigj se kjo ishte një çështje që është ngritur vetëm nga pala greke.

“Është çështje thjesht e Greqisë dhe jo e Shqipërisë. Nuk ka asnjë çështje, nuk ka histori për ne. Kjo është historia e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë fare me ne”, ka deklaruar ai.

Rama foli edhe në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilat tha se meritojnë të jenë më të mira.

“Shpresoj shumë që do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike të njerëzve të përditshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet meritojnë të jenë më të mira”, tha ai.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri reagoi ditën e sotme nga burgu i Fierit duke e quajtur zgjedhjen e ditës së sotme për aktivitetin, provokim.

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme. Sot bëhet saktësisht një vit nga arrestimi im. Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Provokim!”/ Beleri e akuzoi për zgjedhjen e datës për aktivitetin në Athinë, Rama: Është histori e politikës greke, s’ka lidhje me ne

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook