“Sakrificat e tyre na bashkojnë për të punuar për të mirën e shqiptarëve”/ Ilir Meta dhe Vjosa Osmani nderojnë heronjtë e Kosovës

283913963 556768739151699 4977042375052562540 N

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kanë nderuar heronjtë e Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta tha se Heroizmi dhe sakrificat më sublime të martirëve të kombit do të na bashkojnë gjithmonë për të punuar për të mirën e Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë shqiptarëve kudo janë.

“Sot në Junik, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani vendosëm një kurorë me lule dhe u përulëm me nderimin më të thellë para veprës së Heroit të Kosovës Edmond Hoxha, dëshmorëve dhe martirëve të kësaj treve të shquar patriotike të dëshmuar në shekuj.
Shumë gjak është derdhur për Kosovën e lirë dhe të pavarur për të mbërritur në këtë ditë.
Heroizmi dhe sakrificat më sublime të martirëve të kombit do të na bashkojnë gjithmonë për të punuar për të mirën e Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë shqiptarëve kudo janë, sidomos për t’i edukuar fëmijët dhe të rinjtë, me ndjenjat e atdhedashurisë në mbrojtjes të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendeve tona”, shkroi presidenti.

“Sakrificat e tyre na bashkojnë për të punuar për të mirën e shqiptarëve”/ Ilir Meta dhe Vjosa Osmani nderojnë heronjtë e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook