Protesta e fermerëve, Meta: Nuk kanë besim më tek Rilindja. Programi ynë si ai në Maqedoninë e Veriut, do ju jap dinjitet atyre që punojnë në bujqësi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediet ka komentuar protestat e fermerëve.

Meta tha se fermerët nuk kanë më besim tek Rilindja. Ai tha se PL do të marrë programin e partisë fituese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se fermerët shqiptarë do të trajtohen me dinjitet.

Ilir Meta: Fermerët nuk kanë më shpresë tek Rilindja. Fermerët dhe të gjithë ata që punojnë në bujqësi të kenë besim tek Partia e Lirisë, pasi PL është e duhura për ta. Ne do të bëjmë programin edhe më mirë se ai në Maqedoninë e Veriut, sepse Shqipëria është një vend që ka pasuri detare të jashtëzakonshme, që nuk mund të jenë monopol i Rilindjes. Durrësi 1 dhe Durrësi 2 do jenë edhe më lart se Shkupi 1 dhe Shkupi 2.

(Arena e Lajmit)  

Arena e Lajmit

Protesta e fermerëve, Meta: Nuk kanë besim më tek Rilindja. Programi ynë si ai në Maqedoninë e Veriut, do ju jap dinjitet atyre që punojnë në bujqësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook