Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima dhe babai i tij janë punonjës policie në sallën operative në sallën e Fierit.
Sipas burimeve nga policia mësohet se po hetohen të gjitha pistat, por se njëra prej tyre është edhe ajo e hakmarrjes.
Mësohet se autori i krimit është vëlla i një autori të dënuar me 19 vite për një vrasje të ndodhur në 2019 në Fier.