Së fundmi dyshja më e përfolur e momentit Argjira dhe Graciano janë çifti më i komentuar. Është përfolur për krisje të marrëdhënies së tyre, gjë për të cilën Graciano ka folur pak brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’. Balerini ka deklaruar se janë zënë por pa dhënë detaje.
Para pak ditëve Argjira tha se është një çast delikat, që duhet biseduar sy më sy, mes saj dhe Gracianos.
“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem për sa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një çast shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.”
Së fundmi, Ed Manushi, ka zbuluar më tepër detaje, duke thënë se “Nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit.”
Moderatori u shpreh se pas daljes së Gracianos nga Big Brother VIP, do të sqarohen më tepër për marrëdhënien e tyre. Moderatori shtoi më tej:
“Me sa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP.”