Oliver Giroud do të ndajë rrugët me Milanin. Sulmuesi francez ka konfirmuar gjithçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Do të luaj 2 ndeshjet e fundit me Milanin dhe më pas do të shkoj në SHBA. Jam shumë krenar për këtë kapitull”, tha futbollsti. Giroud është impenjuar në 33 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 14 gola. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.
(J.S/)