Keidi Bare do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij duke filluar nga kjo verë. Vinsente Moreno nuk do të jetë më trajner i skuadrës së njohur katalanase, pavarësisht mbijetesës së siguruar me tre ndeshje përpara fundit të kampionatit.
Pas shkarkimit të Morenos, tashmë Keidi Bare mund të drejtohet nga një ish-kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë”, si Fabio Kanavaro, i cili shihet si një nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit te Espanjoli. Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Spanja, në lidhje me teknikun e ri të skuadrës që militon në La Liga.
Pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se si do të vijojnë bisedimet për “timonierin” e ri të Espanjolit.
Arena e Lajmit