Takimi me emigrantët në Greqi, Vasili reagon ashpër: Papunësia dhe pasiguria po largojnë masivisht shqiptarët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga ministrja Elisa Spiropali gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Vasili komentoi një deklaratë të saj, ku shprehej “Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja”.

Sipas tij remitancat janë rritur me kalimin e viteve, gjë që do të thotë se ka pasur një largim të vijueshëm të shqiptarëve nga vendi.

Reagimi i plotë:

Spiropali injorante, e çmendur apo te dyja!
Ne Athine Spiropali uleriti e tha:
“Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja” tha Spiropali
Po cfare mundesish paska ofruar qeveria e Rames qe ti mbaje sot me buke, ndersa qindra mijra shqiptare largohen ?
JA ÇFARË THONE FAKTET:
Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023,.
Remitancat ishin me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm 2024.
Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar.
KONKLUZIONI:
Pra krahasuar me qeverisjen para 2013 remitancat jane dyfishuar.
Qeveria e Rames nuk ka ofruar absolutisht asgje, as per nevojat me minimale ndaj dergesat e parave nga jashte vendit rriten pa u ndalur.
Pa remitancat shume familje pensionistesh apo te varfera do te kercenoheshin nga uria sepse qeveria e Rames dhe Spiropalit nuk rrit pensionet dhe mbeshtetjen e shtresave ne nevoje.
Qeveria eshte provuar qe vjedh miliarda, te cilat i ndan me oligarket.
Papunesia, pasiguria, falimentimi i bisneseve per llogari te oligarkeve po i largon masivisht shqiptaret.
______________________________
❗️Pra Spiropali rezulton te jete injorante perballe ketyre fakteve azgjesuese ose eshte e çmendur qe s’di çfare flet nga adhurimi maniakal per Ramen.
Megjithate shanset me te medha jane qe t’i kete te dyja edhe injorancen edhe çmendurine.

Arena e Lajmit

Takimi me emigrantët në Greqi, Vasili reagon ashpër: Papunësia dhe pasiguria po largojnë masivisht shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook