Takimi me emigrantët në Athinë/ “Rama i shtriu dorën Mitsotakis-it”, Nesho: Nuk heq dorë nga propaganda e tij

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me emigrantë në Athinë.

Nesho u shpreh se një nga qëllimet e takimit ishte shtrirja e dorës te homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që ky i fundit “ta pranojë si është”.

Ai e cilësoi takimin si një shfaqje “të tipit të Ramës”, i cili sipas tij nuk heq dorë nga propaganda e tij.

“Një nga qëllimet e takimit ishte shtrirja e dorës te Mitsotakis që të pranojë ashtu si është, një njeri që thyen të drejta te njeriut, që ka një shtet jo me standarde europiane. Por ajo që ka rëndësi në marrëdhëniet mes vendeve është shmangia e diferencave.

Unë mendoj se ishte një shfaqje e tipit të Ramës, një njeri që nuk del dot nga propaganda e tij. E ka bërë edhe me Kosovën. Këtu ishte një takim që morën dhe u gëzuan si pjesëmarrës nga administrata publike, është e dëshmuar.

E dëgjuar fjalën Çamëri aty ndonjëherë? Jo. Shpërngulja në veriun e Greqisë tha. Është një provokim për mendimin tim. Këtë e bëri për disa arsye, është situata e brendshme me korrupsionin që është kthyer në vjedhje të hapur”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Takimi me emigrantët në Athinë/ “Rama i shtriu dorën Mitsotakis-it”, Nesho: Nuk heq dorë nga propaganda e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook