Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” prioritet është trajneri për sezonin e ri, do të vijojnë me Allegri-n apo do t’i besojnë stolin një tekniku të ri. Jo vetëm kjo, një tjetër çështje e rëndësishme është edhe e ardhmja e Adrien Rabiot. Mesfushori francez është në skadencë kontrate, për këtë arsye në garë për të është përfshirë edhe Bayern Munich.
Sipas La Gazzetta dello Sport: Bayern është gati t’i plotësojë mesfushorit çdo kërkesë ekonomike.
Vetë lojtari i pyetur mbi këtë temë, mbi të ardhmen e tij theksoi: “Do të flas për të ardhmen me Juven vetëm në përfundim të këtij sezoni”, theksoi Rabiot.
()