Titulli i 20-të në histori, i ardhur në derbi kundër Milan, vijon të festohet mes popullit zikaltër. Pasi “pushtuan” Duomo-n më 28 prill, ku ishin të pranishëm afro 350 mijë tifozë për të festuar me lojtarët, një tjetër çmenduri vjen nga tifozët e Inter.
Zyrtarisht, për sfidën kundër Lazio-s, të dielën në “San Siro”, ka pasur mbi 200 mijë kërkesa për të parë live këtë takim.
Në letër kjo është një sfidë që nuk ka asnjë vlerë, por kjo është ndeshja e fundit e Interit në “San Siro”, është sfida ku Inzaghi dhe të besuarit e tij do të marrin në duar trofeun zyrtar për të ngritur në qiell titullin e 20 në histori.
()