Ndreca ishte autori i golit të vetëm, në suksesin 1-0 të Egnatias në finalen e Kupës ndaj Kukësit.
“Jam i lumtur që fituam. Kemi luftuar gjithë sezonin dhe për trofeun tjetër, uroj ta fitojmë. Vlerësojmë Vllazninë, për ne ndeshje e fortë dhe do luftojmë për finale dhe që të fitojmë titullin kampion. Do e vlerësojmë ndeshjen me Vllazninë, ia dimë forcën sepse sivjet kemi luajtur 6 ndeshje. Do bëjmë maksimumin për finalen. Rëndësi ka që dolëm me triumf në fund. Merita ka dhe Kukësi, për me ardh deri këtu ka kaluar Tiranën dhe Partizanin. Siç i thoni dhe ju, finalet fitohen, ne e fituam”, u shpreh Ndreca.