Ishulli i Sazanit prej ditësh i rrezikuar nga vatrat e zjarrit, avioni grek i shoi flakët për 8 orë!

Zjarri

Teksa prej ditësh Sazani vijonte që të digjej, rreth tetë orë kanë mjaftuar gjatë ditës se sotme, për të shuar nga ajri flakët. Dhe pikërisht ata që bënë të mundur shuarjen e zjarrit ishin avionët e ardhur për ndihmë nga Greqia. Zjarri rrezikonte dhe shpërthimin e municioneve luftarake.

Në një kohë kur Shqipëria vetë nuk kishte mjaftueshëm mjete ajrore, si helikopterët për të shuar zjarrin, edhe këtë herë na erdhën në ndihmë fqinjët tanë. Ne mbrëmjen e datës 5 qershor ne kulmin e debateve për këtë çështje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruajti një status në rrjetet sociale se kishte vendosur që të dëgjonte zërin e ekspertëve.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës. Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët”, shkruante Peleshi.

Fillimisht Peleshi nuk pranoi këtë fakt te denoncuar publikisht nga mediat dhe një pjesë e opozitës, por me pas qeveria u detyrua që ta pranonte këtë realitet dhe kërkoi ndihmë. Mbrëmjen e djeshme, ministria e Mbrojtjes njoftoi se Greqia kishte sjellë si mbështetje avionin Canadair CL 415. Operacioni për shuarjen e flakëve nga ajri nisi sot në orët e para të mëngjesit, për të përfunduar pasdite. Lajmi për shuarjen e zjarrit u bë i ditur nga vetë ministri Peleshi.

Ky i fundit njoftoi se flakët më në fund u shuan. “Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident”, shkruante ministri sot. Le te shpresojmë që bashkë me këtë sezon turistik, të mos ketë zjarre, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Ishulli i Sazanit prej ditësh i rrezikuar nga vatrat e zjarrit, avioni grek i shoi flakët për 8 orë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook