Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ai tha se ekspertët e zgjedhur nga shteti nuk janë të licencuar, ndërsa shtoi se edhe në aktet e ekspertimit ata kanë firmosur si punonjës të KLSH.
Mediu: Edhe sot u pa qartë që prej 16 vjetësh vijon persekutim personal e familjar se Mediu ka qenë shkaktar i Gërdecit. Sipas akuzës unë duhet të dija gjithçka. Duhet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ekspertët nuk janë të licencuar. Në aktin e ekspertimit nuk kanë firmosur si ekspertë por si përfaqësues të KLSH dhe auditi.
E kemi provuar me fakte se nuk është ministri që e zgjodhi Gërdecin.
Nuk mundet pas saldimit baruti të marrë për shkak të nxehtësisë. Kjo u vërtetua edhe nga djali i një prej viktimave.
Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Kjo nuk është më drejtësi