Lidhur me protestën ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës, policia ka shpallur në kërkim 1 person i cili, ka hedhur molotov.
Ndërkohë mbi 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Policia ka mundur të identifikojë personin që ka hedhur mbi 5 shishe molotov dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë personat e tjerë janë proceduar për akte dhune para bashkisë, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.