Një baba ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij 30 vjeç.
Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
(Arena e Lajmit)