Terrorizoi banorët te “Shkëmbi i Kavajës” dhe qëlloi me armë në drejtim të RENEA-s, dëshmia: 40-vjeçari i droguar, torturonte fëmijët

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës te ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku një baba mbajti peng në banesën e tij dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me kallashnikov jashtë apartamentit.

Në një rrëfim për gazetaren Klodjana Haxhiaj, një i ri, që ka dëgjuar për ngjarjen në fjalë, tha se Aleks Marku i dhunonte fëmijët e tij.

“Në orën 1 e gjysmë të natës u dëgjuan të shtëna me armë. Plumbi i kaloi Qemalit, atij të hotelit. Për fat të mirë, policia e kapi. Ai ishte i droguar. I keqtrajtonte, ka qenë i ndarë nga nusja. I rrinte brenda, i rrihte brenda në shtëpi, i torturonte. Nuk kisha muhabet me të. Ai ishte agresiv, gjuajti me kallash. Ata që ishin këtu me shtëpi kanë ngelur pa gjumë gjithë natën.”, tha i riu.

()

Arena e Lajmit

Terrorizoi banorët te “Shkëmbi i Kavajës” dhe qëlloi me armë në drejtim të RENEA-s, dëshmia: 40-vjeçari i droguar, torturonte fëmijët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook