Komiteti Anti-doping ka bërë një vizitë të papritur në qendrën sportivet të Al Nassr. Sipas asaj që raportoi Haza, pak orë para ndeshjes kundër Al Hilalit, janë kryer teste të befasishme antidoping, përjashtim këtu nuk bëjnë as yjet si Cristiano Ronaldo dhe Otàvio. Sipas gazetës Haza, tifozët kanë reaguar të zemëruar ndaj lajmit, duke kërkuar që të kryhen kontrolle edhe për lojtarët e Al Hilal, skuadrës rivale që tashmë ka fituar titullin.
Vitet e fundit, Komiteti Anti-doping ka zbuluar se disa lojtarë po përdorin elemente të papërshtatshme mjekësore të cilat nuk lejohen në futboll. Rasti më i fundit ishte ai i Fahd Al-Mawlid, futbollist i Al-Shabab, i cili u skualifikua për disa muaj.
(J.S/)