Pak më shumë se dy javë dhe Anglia mund të marrë një vendim historik në botën e futbollit. Më 6 qershor, klubet e Premier League do të mblidhen për të votuar nëse do të mbajnë VAR-in apo do të heqin dorë nga përdorimi i tij për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë publik nga BBC, me këta të fundit që renditën arsyet që mund ta çojnë elitën britnaike drejt një hapi prapa sa i takon implementimit të teknologjisë në futboll.
Wolverhampton është një nga klubet që është kundër sistemit VAR, së fundmi, drejtuesit kanë paraqitur një ankesë në Ligë për ta dërguar në votim atë. Nga ana tjetër, Premier League ka bërë të ditur se njeh shqetësimet për VAR-in, por në të njëjtën kohë për momentin mbështet plotësisht teknologjinë.
(J.S/)