Marco Rose largohet nga gara për stolin e Milanit. Trajneri i Leipzig foli për Sky Deutschland pas ndeshjes së Bundesligës kundër Werder Bremenit, duke përjashtuar një lamtumirë nga Gjermania.
“Po e nis nga supozimi se vitin e ardhshëm do të jem trajner i Leipzig-ut” – Tha ai. 47-vjeçari Rose është në krye të këtij ekipi që nga vera e vitit 2022. Sipas asaj që shkruajnë mediat, palët po punojnë për një zgjatje të kontratës. Aktualisht, marrëveshja që lidh Rose me Leipzig është deri në vitin 2025.