Sekretari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat u ndal te vota e diasporës.
Ai tha se PD ka kërkuar që vota e shqiptarëve të diasporës të peshojë njësoj me atë të shqiptarëve brenda.
“Jemi pro që vota e diasporës të quhet një zonë zgjedhore. Varianti që thotë Edi Rama po gjen mbështetje dhe nga ata që bëjnë hije, që vota e diasporës të shkojë sipas qarqeve. Nëse i duhen në Durrës 1 mijë vota për të marrë një mandat, shkon dhe i gjen në Ancona apo në Bari. Ndaj i kemi kërkuar tjetër procedurë. Vota e shqiptarëve të diasporës të peshojë njësoj, duke e bërë një zonë të vetme në mënyrë që mos të merren mandate të pamerituara.”, tha ai.
()