Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë nesër në orën 20:00 në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Final Four”. Një duel tepër i rëndësishëm që do vendosë fatet e cilës skuadër do të shkojë në finalen e madhe.
Klubi korçar kërkon mbështetjen e tifozëve nesër në “Air Albania” ku do të kërkojnë të shkruajnë historinë dhe për të prekur finalen e Superiores.
Postimi i plotë
DUAM MBËSHTETJEN TUAJ PËR TË ARRITUR ATË ÇKA MERITOJMË
Dita e nesërme është kulminatja e këtij sezoni, dita e nesërme është dita kur kërkojmë të shkruajmë historinë përsëri, dita e nesërme duhet të tregojë qartë se kush është Skënderbeu dhe tifozeria korçare.
Në dispozicion të tifozëve janë vendosur dhe autobusë FALAS, nisen në 14:00 ndërkohë që thirrje u bëhet dhe korçarëve që jetojnë në Tiranë për të qenë prezent në stadium në mbështetje të Skënderbeut.
Sepse ne jemi Skënderbeu, ne jemi historia moderne e futbollit shqiptar, ne jemi ata që kanë bërë krenar futbollin shqiptar, NE JEMI!