Egnatia e plotë kundër Vllaznisë, Aleksi është “arma” shtesë e Tetovës

Egnatia do të rikthehet të luajë në “Air Albania” ditën e diel, kur do të ndeshet me Vlalzninë në gjysmëfinale të “Final 4”. Në këtë rast, rrogozhinasit kanë avantazhin që shkojnë në finale edhe me barazim.

Trajneri Tetova pritet që ta ketë të plotë grupin e lojtarëve për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Këto ditë është punuar shumë që jenë në formë optimale disa lojtarë, të cilët javët e fundit kanë pasur probleme fizike. Spahiu, Rama dhe Gjata do tentojnë të fitojnë një vend titullari në dy ndeshjet që do të përcaktojnë fatin e titullit kampion. Një “armë” më shumë në këto ndeshje do të jetë Albano Aleksi, i cili mungoi në finalen e Kupës, por edhe kundër Tiranës në kampionat, për shkak kartonësh. Me eksperiencën e tij, Aleksi pritet ta ndihmojë Egnatian për të fituar për herë të parë në histori titullin kampion.

Rrogozhinasit kanë luajtur 6 herë kundër shkodranëve këtë sezon, ku 3 fitore ka ekipi i Tetovës, 2 Vllaznia dhe 1 barazim.

Arena e Lajmit

Egnatia e plotë kundër Vllaznisë, Aleksi është “arma” shtesë e Tetovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook