“Rama, armik i Kosovës dhe kombit”, Meta: Është ndër themeluesit e projektit të “Ballkanit të Hapur”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar sot kryeministrin Rama si “armik të Kosovës dhe kombit shqiptar”.

Sipas tij, Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës.

“Edi Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës.

Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë dhe besoj të fundit në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Hajradinaj.

Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.

Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President.

Është Edi Rama, ai që u vonua më shumë nga të gjithë, përsa i takon sulmit terrorist në Banjskë.

Është Edi Rama, ai që kur u rrëmbyen policët e Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe, nuk e dënoi këtë akt.

Është Edi Rama, i cili provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.

Kosova është një shtet i pavarur. Këtë vullnet e ka njohur dhe e ka legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që Edi Rama, asnjëherë nuk e ka përmendur në 11 vite në pushtet”, u shpreh Meta.

Arena e Lajmit

“Rama, armik i Kosovës dhe kombit”, Meta: Është ndër themeluesit e projektit të “Ballkanit të Hapur”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook