Rrëfimi i Arbnor Mujës: “Divorci” me Antwerp ishte befasi, më mungon skuadra

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja u largua nga Antwerp në janar, për t’u transferuar te Samsunspor në Turqi. Muja ka dhënë një intervistë për mediumin belg “hbvl.be”, ku ka treguar disa detaje të pathëna më parë.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antëerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë.

“Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka deklaruar Muja.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Rrëfimi i Arbnor Mujës: “Divorci” me Antwerp ishte befasi, më mungon skuadra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook