Aktori Romeo Veshaj ka rrëfyer për herë të parë momentin më të bukur që ka kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Konkurrenti tregoi se ndonëse dasma me Heidi Baçin brenda shtëpisë nuk ishte e vërtetë, i ka shijuar shumë që nga ftesat, përgatitja dhe pastaj pritja në altar, duke shtuar se vetëm prindërit e tyre mungonin.
“E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu. Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit” – tha Romeo, ndërsa banorët treguan se dasma e çiftit ka qenë një moment i bukur edhe për ata.