Sa kushtoi takimi i Ramës në Athinë? Blendi Klosi zbulon ‘faturën’

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, shprehet se nuk ka asnjë shpenzim lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama, njëherazi kreu i PS-së, me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Referuar takimit të zhvilluar në Athinë, Klosi tha se nuk ka pasur asnjë shpenzim për këtë takim, pasi janë takime të vullnetit të lirë të qytetarëve.

“Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky është i vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër”, u shpreh Klosi në emisionin ‘Pa Censurë’.

Madje, Klosi tha se edhe këngëtarët që iu bashkuan këtij takimi, ishin ofruar pa pagesë.

“Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Që të mos bëjmë lajm, se nuk kam informacion, mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS”, tha Klosi.

Në lidhje me pjesëmarrjen e zyrtarëve, nëpunësve dhe të zgjedhurve nga Shqipëria, Klosi mohoi të ketë patur një organizim me urdhër nga qeveria apo PS.

“Nuk ka patur asnjë urdhër dhe pjesëmarrja nga Shqipëria nuk ishte e lartë. Më vjen habi që opozita mban këtë qendrim, por kështu tregon diferencën aq të madhe mes nesh si në Shqipëri, edhe në Greqi. Është kjo arsyeja që vazhdojnë të humbasin vota”, u shpreh  Klosi.

Arena e Lajmit

Sa kushtoi takimi i Ramës në Athinë? Blendi Klosi zbulon ‘faturën’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook