Një makinë ka shpërthyer në një garazh në Kavajë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepenat e garazhit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj, raporton për BalkanWeb se policia dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes.
Dyshimet e para janë që shkak ka qenë një shpërthim me tritol, ose një bombul gazi.
Makina me targat AB 299 DM ka qenë e parkuar pranë tregut Industrial të qytetit, zonë ku ka qenë edhe ish policia e vjetër.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa zona është mbuluar nga tymi.
Arena e Lajmit