Trajneri i Lazios, Igor Tudor, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Interit.
“Kemi nevojë për një Lazio perfekte, po shkojmë në shtëpinë e skuadrës më të fortë në Itali që po luan futboll të bukur dhe konkret. Është skuadra më e mirë këtë vit, ata po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ne do të shkojmë atje për të bërë më të mirën, ka ende dy ndeshje dhe gjashtë pikë për t’u fituar” – tha ai.
(J.S/)