Nëse keni hapur këtë artikull me siguri doni të dini përgjigjen e një prej pyetjeve më të shpeshta të këtyre muajve.
Dhe suspanca te ne zgjat pak: Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bashkë. Oleee!
Burime të sigurta pranë dyshes na kanë konfirmuar se ata janë në krahët e njëri-tjetrit sërish. “Krizë ka patur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet”- na rrëfen burimi, duke shtuar se: “Tani kanë gjetur rrugët për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur.”
Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.
“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.
E ftuar pak javë më parë “Në Kurthin e Piter Pan” Sara nuk foli drejtpërdrejt për raportin e tyre. Por, në deklaratat e saj shihej një klimë e mirë. Ajo tha se nuk është martuar me Ledrin, por është partnerja e tij, pa përdorur fjalën ish.
Mes të tjerave, Sara tha se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë, citohet Revista Class.
“Unë nuk jam martuar akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë që…”