Trafikonin emigrantë me kamionë dhe avionë të vegjël, lihen në burg dy shqiptarët në Angli

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex të shpallur fajtorë për kontrabandë me njerëz janë lënë në burg nga drejtësia në Angli.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, të dy nga Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë në mars të këtij viti në Gjykatën Southwark Crown për lehtësimin e kryerjes së një shkeljeje të ligjit të imigracionit.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), gjatë një operacioni të koduar “Micropus”, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migrimit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimin e dokumenteve të falsifikuara.

NCA tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në 2016 dhe 2017 ishin “të lidhura kryesisht me Hilajn”, ku në tre raste ishin transportuar me avionë të lehtë dhe të tjerë në pjesën e pasme të kamionëve.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e migrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë. Piloti i grupit ngrihej nga North Weald Airfield në Epping Forest, Essex dhe fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës veriore për të mbledhur tre deri në katër emigrantë për t’i kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar në çdo udhëtim. Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për tranzit në MB dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha NCA.

Oficeri i lartë hetues i NCA-së, Saju Sasikumar tha se Hilaj vepronte si një “agjent udhëtimi” për migrantët. Sasikumar tha në një konferencë për media: “Ai po i vendoste njerëzit në vendet e duhura në kohën e duhur dhe po kontaktonte njerëzit e duhur për t’i çuar ata atje ku duhej të ishin.”

Ai shtoi se rasti ishte “një nga shembujt e paktë të përdorimit të avionëve të lehtë” nga bandat e kontrabandës së njerëzve.

 

Arena e Lajmit

Trafikonin emigrantë me kamionë dhe avionë të vegjël, lihen në burg dy shqiptarët në Angli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook