Aleancat për eliminimin e armiqve/ Nga Martinaj te Ndoka e Shullazi, plani për vrasjen e ‘Leksit të druve’, ‘Doçjas’ e Gjinit

SPAK godet shtatë grupe kriminale që operonin në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrëshen dhe Vlorë dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe ushtarët e tyre.

Nga hetimet rezultoi se Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022 bëri aleancë me grupin kriminal të drejtuar nga ish deputeti socialist Arben Ndoka.

Ata kontaktuan grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Qëllimi i tyre ishte ekzekutimi i kundërshtarëve. Njëri prej tyre ishte Durim Bami.

Ndoka dyshonte se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka ndërsa Martinaj dyshonte se ai bashkëpunonte me kundërshtarët e tij, Indrit Dokle e Leonard Duka.

Për kokën e Bamit në ndihmë të Martinaj e Ndokës vjen Emiljano Shullazit dhe Astrit Avdyli të cilët ndodheshin atëkohë në qeli.

Shullazi  kontaktoi një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij dhe ia dërgonte Arben Ndokës.

Megjithatë atentatet ndaj Bamit dështuan.

Bami nga ana tjetër, shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Martinajt e Ndokës. Durim Bami bën aleancë me grupet e kundërshtarëve të Martinajt që drejtoheshin nga Leonard Duka dhe Indrit Doklen si dhe tentuan vrasjen e Martinajt, por dështuan derisa mbeti i bixhozit u zhduk pa gjurmë.

Bami tentoi edhe vrasjen e Arben Ndokës. Gjatë kësaj kohe, Bami me ndihmën e ish-oficerit të RENEA-s Altin Morina kultivonin lëndë narkotike.

Plani për vrasjen e “Doçjas” dhe “Leksit të Druve”

SPAK thotë se zbardhi dhe planin e Martinajt për eklzekutimin e Fatmir Hysenit i njohur si “Doçja”, i cili akuzohej për vrasjen e mikut të tij Santiago Malko. Ai kontaktoi Viktor Imerin dhe disa vrasës me pagesë, por nuk arritën “Doçen”, për shkak se ai ishte në kërkim.

Një tjetër episod është plani që deputeti Ndoka kishte për vrasjen e Aleksandër Dedës i njohur si “Leksi i Druve”, pasi dyshonte se kishte rol në vrasjen e të vëllait. Në këtë epsidos përfshihet edhe nipi i tij Samueli, dhëndri Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku.

Grupet e Rrëshenit, si u porosit vrasja e Preng Gjinit

SPAK thotë Edison Reçi nipi i Kastriot Reçit i ekzekutuar me snajper në mes të Rreshënit, pajtoi Fatmir Troplinin i njohur si “Miri i Pojës” dhe Arben Mërkuri i njohur si “Maneci” ky i fundit i ekzekutuar disa kohë më parë, për të vrarë Preng Gjinin. Atij iu vendos eksploziv, një ngjarje që tronditi Tiranën, në shtator të 2020 por mundi t’i mbijetonte. Pjesë e grupit të Edison Reçit ishte dhe Klodian Shahini që atë kohë ishte me detyrë Shef i Seksionit kundër drogës në policinë e Lezhës. Ai e informonte Reçin për çdo lëvizje të Preng Gjinit.

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës kultivonte kanabis, kontrollonte dhe lojërat e fatit

SPAK ushtroi kontroll edhe bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 miilionë euro cash. SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të Herigert Mitrit, i cili gjatë kohës  që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahini drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark. Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokës se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Megaaksioni u realizuar në bashkëpunim me autoritete belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe italiane.

Arena e Lajmit

Aleancat për eliminimin e armiqve/ Nga Martinaj te Ndoka e Shullazi, plani për vrasjen e ‘Leksit të druve’, ‘Doçjas’ e Gjinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook