Vodhi një kamionçinë dhe teksa arratisej përplasi disa makina të parkuara, arrestohet 62-vjeçari në Kamëz

Një 62-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka vjedhur një kamionçinë dhe teksa përpiqej të arratisej ka përplasur disa makina të parkuara. Policia bën më dije se 62-vjecari ndodhje nën efektin e lëndëve narkotike Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plote

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Vodhi një kamionçinë dhe teksa arratisej përplasi disa makina të parkuara, arrestohet 62-vjeçari në Kamëz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook