U plagos nga i ati, i cili më pas vrau veten/ Detaje nga tragjedia në Lushnje, Rudina Musaku jetonte në Tiranë, kishte shkuar në shtëpinë e prindërve për…

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.

Sipas policisë, 82-vjeçari armën e kishte të pajisur me lejen përkatëse, ndërsa mësohet se 40-vjeçarja jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Arena e Lajmit

U plagos nga i ati, i cili më pas vrau veten/ Detaje nga tragjedia në Lushnje, Rudina Musaku jetonte në Tiranë, kishte shkuar në shtëpinë e prindërve për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook